Lajme

Zvicra, shteti i dytë si investitori më i madh në Kosovë

Zvicra është ndër shtetet që ka investuar më së shumti në Kosovë.

Rrjedhimisht në vitin 2020 Zvicra ishte vendi i dytë si investitori më i madh në Kosovë, ku shumë firma të huaja investuan në vend.

“Në vitin 2020 Zvicra u bë investitori i dytë më i madh i huaj në Kosovë (pas Gjermanisë dhe para Turqisë). Edhe pse shuma e përgjithshme e investimeve me 600 milionë CHF është relativisht modeste, ajo përbën 18.3% të të gjitha investimeve të huaja në Kosovë”, shprehet ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly, për albinfo.ch.

Si shumica e vendeve në zhvillim, edhe Kosova ofron mundësi interesante, por edhe rreziqe potenciale për investitorët e huaj.

“Zvicra është partneri i tretë më i madh zhvillimor bilateral i Kosovës dhe, ndër të tjera, përkrah përpjekjet e qeverisë për ta përmirësuar klimën e investimeve. Falë mbështetjes zvicerane u miratua një normë ligjore më miqësore ndaj investimeve, si dhe u hapën më shumë One-Stop-Shop dhe shërbime online. Është më se e natyrshme që institucionet kosovare mbajnë përgjegjësinë kryesore për përmirësimin e sigurisë juridike dhe stabilitetit politik, të cilat janë vendimtare për çdo investitor. Rivendosja e negociatave për një marrëveshje të tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s është gjithashtu një shenjë inkurajuese për zhvillimin e marrëdhënieve tona ekonomike dypalëshe”, tha Ambasadori Kolly në një intervistë për albinfo.ch.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button