Lajme

Zyrtari amerikan tregon se si do të ndëshkohej Rusia, nëse e pushton Ukrainën

Zyrtarët amerikanë janë duke shqyrtuar masa të ashpra të kontrollimit të eksportit për ta penguar ekonominë ruse, nëse Rusia e pushton Ukrainën, i tha agjencisë “Reuters” një zyrtar i administratës së Bidenit.

Këto masa, që pritet të diskutohen në një takim të zyrtarëve të lartë, do të ishin shtesë ndaj sanksioneve ekonomike që administrata e Bidenit po i merr parasysh në rast të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, pas grumbullimit të dhjetëra mijëra trupave ruse afër kufirit ukrainas.

Masat që u tha se do të diskutohen në takimin e Shtëpisë së Bardhë përfshijnë masa të jashtëzakonshme të kontrollit të eksportit, që mund të bllokojnë pjesë të mëdha të teknologjive industruale e konsumuese për Rusinë, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

Masat që po diskutohen mund t’ia pamundësojnë Rusisë importimin e telefonave të mençur, pjesë të rëndësishme të aeroplanëve e automobilave dhe materiale të shumë sektorëve të tjerë. Zyrtari amerikan tha se këto masa mund të kenë ndikim të madh ndaj klientëve rusë, operacioneve industriale dhe punësimit, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Tregu rus i telefonave është i mbizotëruar nga kompanitë e huaja si “Apple”, “Samsung” dhe “Huawei”, që u prekën nga një ligj i ri në Rusi këtë vit, që ua kërkon instalimin e një softueri rus.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button